Hapësire reklamuese

Politikë

Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, mësohet rivali i Flamur Nokës! Ja cili është deputeti demokrat pranë Gaz Bardhit që pritet të kandidojë

Shkruar nga Newsbomb
Gara për Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së,
Foto ilustruese

Teksa na ndan më pak se një orë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duket se Flamur Noka do të ketë përballë, në garën për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Saimir Korreshin.

Sipas Top Channel, sfidanti i mundshëm i Flamur Nokës për postin e Sekretarit të Përgjithshëm do të jetë deputeti Saimir Korreshi, i cili në PD njihet për marrëdhënien e ngushtë me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhin.

Noka do të ketë përballë një nga figurat që ka tërhequr vëmendje me deklaratat e tij dhe është kthyer viral në rrjetet sociale falë ironive që përdor.

Ndërsa për tre postet e nënkryetarëve pritet të ketë garë mes disa emrave të njohur, Gazment Bardhi do të jetë pjesë e drejtimit ex officio.

Agron Gjekmarkaj dhe Oerd Bylykbashi kanë njoftuar se nuk do të rikandidojnë, ndërsa Luçiano Boçi pritet të kërkojë një mandat të dytë. Në listën e emrave që përfliten për postin e nënkryetarit janë edhe Belind Këlliçi, Bardh Spahia dhe Klevis Balliu.

Mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese