Ish-kandidatja për deputete e PD-së në zgjedhjet e 11 majit, Ilirjana Kuçana, u ka kërkuar anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike që t'i kryejnë votimet sipas ndërgjegjes dhe statutit dhe jo sipas porosive.
Po ashtu, Kuçana u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar që të mos marrin porosi nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, për mënyrën e votimit.
Sipas saj, fenomeni i "mulizimit" nuk përcjell shpresë dhe optimizëm për demokratët.
Postimi i plotë:
Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Sot keni përgjegjësinë të votoni sipas ndërgjegjes dhe statutit, jo sipas porosive. Fenomeni i “mulizmit” nuk përcjell shpresë dhe optimizëm për demokratët. Ata presin ripërtëritje, meritokraci dhe një frymë të re.
Mos merrni porosi nga Muli. Merrni përgjegjësinë para demokratëve dhe votoni me zemër, sepse vendimi juaj i sotëm do të përcaktojë besimin e nesërm te Partia Demokratike
