Fundi i raportimit të Avokatit të Popullit në Komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale u mbyll me një përplasje mes kryetarit të komisionit, Fatmir Xhafaj, dhe Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.
Teksa Shabani tha se vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen dhe se ai nuk është i kënaqur me performancën.
Ndërsa Xhafaj i tha Shabanit që të ndryshojë gjuhën e përdorur, pasi përfaqëson drejtuesin e një institucioni dhe se ai nuk është më politikan.
Debati:
Shabani: Vetëm 21% e rekomandimeve të Avokatit të Popullit zbatohen. Nëse ju jeni të kënaqur në lidhje me këtë performancë, unë nuk jam.
Xhafaj: Me çfarë jemi të kënaqur ne dhe me çfarë jo… Duhet ta ndryshosh gjuhën, se po më flet këtu sikur je kryetar i partisë, jo Avokat i Popullit.
Shabani: Kjo nuk mju nderon që të bëni kështu komente. Unë kam ardhur të përfaqësoj institucionin tim, ky koment nuk ju nderon. Ju jeni politikan, unë nuk jam politikan.
Shabani: Nuk kemi ardhur këtu të tregojmë çfarë kam bërë unë dhe ju në të shkuarën.
