Hapësire reklamuese

Politikë

Nga pakti me Slloveninë për sigurimet shoqërore te ndryshimet në ligjet e sistemit financiar, çfarë vendimesh mori sot qeveria

Shkruar nga Newsbomb
Nga pakti me Slloveninë për sigurimet shoqërore te ndryshimet
Delina Ibrahimaj dhe Petrit Malaj

Në përfundim të mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj dhe ministri i Financave Petrit Malaj komunimuan për mediat vendimet e miratuara.

Ibrahimaj u shpreh se qeveria miratoi në parim marrëveshjen për sigurimet shoqërore me Slloveninë, hap ky i cili çon në 17 numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në këtë fushë.

“Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sot kaloi një projektvendim, që është i rëndësishëm. Është miratimi në parim i marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Slloveninë, e cila e çon numrin e marrëveshjeve të nënshkruara në 17. Kjo është një politikë që prej vitesh ka filluar dhe është intensifikuar nga ana e qeverisë, pasi është thelbësore në mbrojtjen e të drejtave të punës. Ka qenë një problem që ndër vite është mbartur. Ne kemi firmosur dhe ratifikuar marrëveshjen me Italinë. Numri i shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali është shumë i lartë.

Jemi duke vazhduar me intensitet të lartë. Janë katër marrëveshje që janë duke u negociuar dhe shumë shpejt mendojmë se do t’i sjellim në Këshillin e Ministrave për t’u miratuar dhe më pas për t’u firmosur.”, tha Ibrahimaj.

Kurse ministri i Financave, Petrit Malaj, deklaroi se janë propozuar ndryshime për 3 ligje të sistemit financia, të cilat synojnë modernizimin dhe përafrimin me legjislacionin e BE.

“Sot, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam disa ndryshime të rëndësishme që prekin :
Ligjin Për shërbimet e pagesave
Ligjin “Për sistemin e pagesave”
Si dhe ligjin "Për bankat në Republikën e Shqipërisë"

Të treja projektligjet e propozuara i shërbejnë, jo vetëm modernizimit të mëtejshëm të sistemit financiar, por edhe përafrimit me direktivat përkatëse të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, këto ndryshime sjellin përfitime konkrete edhe për qytetarët dhe biznesin, përmes :Reduktimit të kostove të shërbimeve financiare, rritjes së sigurisë dhe efikasitetit të sistemit financiar,forcimit të mbrojtjes së konsumatorëve, nxitjes së konkurrencës dhe inovacionit në treg.

Ndaj, kjo paketë projektligjesh do të shërbejë, si për zhvillimin e tregut financiar, ashtu edhe për transformimin e mëtejshëm të ekonomisë”, tha Malaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese