Hapësire reklamuese

Aktualitet

28 vjeçari shqiptar gjendet i plagosur në rrugë, mediat në Angli: Ervin Lita mbylli sytë në duart e mjekëve të ambulancës

Shkruar nga Newsbomb
28 vjeçari shqiptar gjendet i plagosur në rrugë, mediat në
Ervin Lita dhe rruga ku u gjet i plagosur rende, ne Compton Road, Leicester

Ervin Lita, një 28 vjeçar shqiptar i njohur edhe si Ervin Axhami, ka humbur jetën në Britaninë e Madhe. Mediat më të mëdha në Angli, duke përfshirë transmetuesin shtetëror me shtrirje në gjithë botën, BBC, bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur të dielën, më 12 Korrik.

I riu shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në një rrugën në qytetin e Leicester dhe pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët e ambulancës, është shpallur i vdekur në vendngjarje.

"Policia e Leicestershire tha se u kontaktua në orën 06:58 BST të dielën pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti Ervin Litën, i cili njihej edhe si Ervin Axhami, në Compton Road", përcjell BBC.

Dy persona, 36 dhe 27 vjeç, të cilët u arrestuan nën dyshimin për vrasje, janë liruar me kusht nga gjykata ndërsa hetimet vazhdojnë, tha policia britanike të martën.

28 vjeçari shqiptar gjendet i plagosur në rrugë, mediat në
Shërbimet e emergjencës u thirrën në Compton Road të dielën në mëngjes

Detektivi Kevin Hames është shprehur: “Hetimi ynë mbetet ende në vazhdim. Ne kemi një ekip të përkushtuar që po përparon me një numër hetimesh ndërsa vazhdojmë të përcaktojmë rrethanat e plota të asaj që ka ndodhur.

Kjo përfshin analizën e kamerave të sigurisë, ekzaminimin mjeko-ligjor dhe bisedën me dëshmitarët. Vazhdoj t'i kërkoj kujtdo që ka ndonjë informacion, i cili ende nuk ka folur me ne, të na kontaktojë sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është tepër vonë, prandaj flisni me ne."

Oficerët britanikë kanë ngritur një portal për incidentet e mëdha, në të cilin çdo dëshmitar ose kushdo me kamera sigurie ose kamera në makinë mund të ndajë informacion.

28 vjeçari shqiptar gjendet i plagosur në rrugë, mediat në
Ervin Lita, 28 vjeç, i njohur edhe si Ervin Axhami, u gjet në Compton Road

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese