Instituti i Gjeoshkencave njofton se pasdite dhe nesër) pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Berat, ndërsa në qarqet e tjera pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.
Nё disa qarqe pritet nivel rreziku lokalisht “I LARTË” konkretisht: qarku Shkodër (Jug- Perëndim), qarku Dibër (Perëndim) dhe qarku Vlorë (Veri-Perëndim).
Përsa i përket reshjeve, sot pasdite dhe nesër priten reshje të dobëta të shoqëruara me shtrëngata lokale në qarqet Shkodër dhe Kukës. Në qarqet Dibër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta, ndërsa në qarqet e tjerë nuk priten reshje.
Instituti i Gjeoshkencave njofton se nesër (e enjte, dt. 16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 22 / 34°C, në vendet e ulëta: 21 / 37°C dhe në vendet malore: 16 / 32°C.
Sot pasdite dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për disa momente në zonat malore dhe bregdet, do të fryjë deri e fortë.
