Hapësire reklamuese

Politikë

Plas në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-kandidatja ia thotë në sy Berishës: Ke shkelur statutin e Partisë Demokratike! Ja reagimi kryedemokratit (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Plas në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së,
Perplasja

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me tensione në përfundim të saj, pasi ish-kandidatja për deputete, Ilirjana Kuçana, është përplasur verbalish me kreun e PD-së, Sali Berisha.

Fillimisht, Kuçana kërkoi të merrte fjalën, por nuk u lejua. Më pas, ajo akuzoi Berishën se ka shkelur statutin e Partisë Demokratike.

Nga ana e tij, Berisha i kërkoi ish-kandidates të respektojë rregullat dhe statutin e partisë, duke theksuar se paraqitja e rezolutave ka procedurat e saj.

Debati: 

Kuçana: Të lutem, kam një kërkesë që e kam depozituar 24 orë më parë. Ne jemi anëtarë të Këshillit Kombëtar. Të lutem, zbatoje statutin.

Berisha: Një minutë, më lër të flas. Paraqitja e rezolutave ka rregullat e veta. Do të kesh të drejtë të paraqitesh sa herë të duash, por vetëm sipas rregullit. Lexoje statutin.

Kuçana: Statutin e keni shkelur që në momentin kur keni përjashtuar 34 veta.

Berisha: Ilirjana, ke komunikuar me mua sot, të kam kthyer përgjigje dhe të kam thënë: ndiqe statutin.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese