Hapësire reklamuese

Aktualitet

Qeveria shqiptare miraton vendimin, një Ambasadë e re do të hapet në Irlandë

Shkruar nga Newsbomb
Qeveria shqiptare miraton vendimin, një Ambasadë e re do të hapet
Dublin

Qeveria ka miratuar hapjen e Ambasadës shqiptare në Dublin, duke zgjeruar praninë e saj diplomatike në Evropë.

Ky vendim u propozua nga Ministria për Evropën edhe Punët e Jashtme dhe i miratua nga Këshilli i Ministrave duke hapur një rrugë të re drejtë përfaqësisë zyrtare të vendit tonë në Republikën e Irlandës.

Për zbatimin e këtij vendimi dhe ndjekjen e procedurave përkatëse administrative dhe diplomatike do të merret Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Vendimi është mbështetur në Kushtetutën e vendit dhe në kuadrin ligjor nr. 24/2026 "Për shërbimin e jashtëm të Republikën e Shqipërisë".

Sa i takon kostove dhe fillimit të funksionimit të këtij institucioni, Këshilli i Ministrave përcaktoi se nuk do të kërkohen fonde shtesë.

Shpenzimet për hapjen e kësaj ambasade përballohen nga buxheti i vitit 2026 i miratuar në programin “Mbështetje diplomatike jashtë shtetit” dhe zëri “Shpenzime korrente” për Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme.”, thuhet në vendim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese