Hapësire reklamuese

Politikë

Zgjedhjet në Partinë Demokratike, shpërthen ish-koordinatori i PD-së: Garë poshtëruese dhe fasadë! E keni kthyer partinë në "kompani private" të falimentuar

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhjet në Partinë Demokratike, shpërthen ish-koordinatori i
Foto ilustruese

Piro Ahmetaj, ish-koordinatori për Sigurinë Kombëtare dhe çështjet e NATO-s në Partinë Demokratike, ka shpërthyer në kritika të ashpra pas përplasjeve që ndodhën ditën e sotme në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Në një koment në faqen e Newsbomb.al në Facebook, Ahmetaj ka kritikuar ashpër zgjedhjet që po mbahen këtë të mërkurë në Partinë Demokratike, duke i cilësuar ato si një garë poshtëruese dhe fasadë.

Po ashtu, ish-koordinatori i PD-së ka hedhur akuza ndaj Sali Berishës, për të cilin shprehet se e ka kthyer partinë në një "kompani private" të falimentuar.

Komenti i Pirro Ahmetaj:

#supriza neveritëse dhe #garë dëshpëruese për ti dhënë imazhin e Opozitës normale, kur në fakt edhe me këtë garë poshtëruese/fasadë, si edhe në rastin e vetë-zgjedhjes Kryetar, apo anëtarë të Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar (të ufove) konfirmojnë se është katandisur në vetëm një Kompani private e falimentuar si dhe të abandonuar nga shqiptarët, dhe perëndimi.

Nuk kanë më as #Turp as #Marre. Zoti i mëshiroftë për për këtë funeral turpërues të radhës

Zgjedhjet në Partinë Demokratike, shpërthen ish-koordinatori i
Komenti i Ahmetaj

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese