Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin me flamuj dhe pankarta në duar

Shkruar nga Newsbomb
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin
Foto nga protestuesit

Protestuesit kanë përfunduar fjalimet e tyre pas dy orësh para godinës së Kryeministrisë dhe kanë nisur marshimin nëpër rrugët e Tiranës.

Protesta në vend ka hyrë në ditën e 46-të, ndërsa protestuesit shprehen të vendosur se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Mësohet se itinerari që ata do të ndjekin është nga bulevardin Dëshmorët e Kombit, Parlamentin, zonën e 9-Katësheve, 15-Katëshin, Shtëpinë e Gjetheve, ndërsa protesta do të përmbyllet sërish para godinës së Kryeministrisë.

Me pankarta në duar dhe flamuj simbolikë, protestuesit kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të klasës politike.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese