Gazetari Ervin Koçi i ftuar në Euronews Albania ka folur në lidhje me zgjedhjet brenda Partisë Demokratike kur theksoi se ka dyshimet e tij nëse këto mund të quhen zgjedhje. Sipas tij Partia Demokratike sot është shumë larg PD-së së Rithemelimit të vitin 2021, dhe se kjo forcë politike po ndjek modelin e rivalit të tij socialist.
"Nuk është Partia Demokratike e narrativës së Rithemelimit të vitin 2021. Nuk ekziston më ato parime në Partinë Demokratike.
Është thjeshtë një forcë, e cila duke se po ndjek modelin e suksesit të rivalit të tij socialist.
Praktikisht mënyra se si po zhvillohen zgjedhjet brenda Partisë, nëse mund t'i quajmë zgjedhje, këtë le të kuptosh.", tha Koçi.
Ai u ndal gjithashtu edhe te emrat e rinj të Partisë Demokratike ku tha se edhe pse mund të ketë emra të rinj dihet se kush e përfaqëson atë.
"Ne e dimë shumë mirë që Berisha e përfaqëson PD-në edhe jo emrat e rinj, njëlloj si në Partinë Socialiste. M e gjithë respektin për emrat e rinj të cilët kanë bërë beteja të forta me Partinë Demokratike., gjithsesi Berisha mbetet fytyra e PD-së.", vijoi gazetari.
Nga ana tjetër Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka thënë për mediat se këto zgjedhje brenda partisë kanë qenë krejtësisht ndryshe nga të tjerat dhe se ka një ripërtëritje të thellë. Berisha u ndal edhe në përplasjen e ditës së sotme me Anëtaren e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, ku u shpreh se ka pasur një komunikim me të dhe se rezoluta ka kohën e saj kur duhet prezantuar.
"Këto zgjedhje sipas Berishës ka qenë si pakrahasueshëm në krahasim me zgjedhjet e tjera. Ka një ripërtëritje të thellë të të gjithë udhëheqjes drejtuese të Partisë Demokratike. Unë kam thënë se pres kritika, nuk ndaloj askënd të flasë. Në përputhje me statutin do të gëzojë çdo të drejtë. Rezoluta në Statut është e përcaktuar, si paraqitet një rezolutë, pra ka një moment të caktuar kur duhet prezantuar. Unë i kam kthyer një përgjigje sot paradite Ilirjanës për kërkesën e saj, nëse e bën jashtë Statutit, kjo nuk është në kompetencën time. Detyra ime është të mos i mohoj asnjë të drejtë asnjë njeriu në përputhje me atë statut që e kemi miratuar bashkërisht.", tha Berisha.
