Hapësire reklamuese

Politikë

Deklarata e bujshme e gazetarit: Flamur Noka ka dhënë disa herë dorëheqjen si Sekretar i Përgjithshëm, por Berisha nuk ia ka pranuar

Shkruar nga Newsbomb
Deklarata e bujshme e gazetarit: Flamur Noka ka dhënë disa herë
Sali Berisha dhe Flamur Noka

Gazetari Lavdërim Lita ka deklaruar se sipas informacioneve që ai disponon, Flamur Noka ka ofruar disa herë dorëheqjen si Sekretar i përgjithshëm në PD.

Lita tha se dorëheqja nuk është pranuar nga Berisha, i cili ka këmbëngulur që Noka të qëndrojë në detyrë, pasi e do aty për të manovruar të gjithë partinë.

Me tej gazetari deklaron se në Partinë Demokratike vendimet i merr vetëm Sali Berisha.

Lita: Do t’ua them si lajm, që unë e di para shumë kohësh, z.Noka ka ofruar disa herë dorëheqjen te z.Berisha, por është z.Berisha që këmbëngul që z.Noka të qëndrojë aty, sepse ai e do aty, për të manovruar të gjithë partinë, sipas qëllimeve dhe objektivave të tij politike.

Të dali kushdo dhe të ma mohojë, që z.Noka do të iki, por nuk e lënë ai. Sepse po të iki z.Noka do të thotë që dikush tjetër merr përgjegjësi, ndërkohë që përgjegjësinë duhet ta merrte kryetari pas çdo humbje në zgjedhje. Nuk janë sakrifica, janë teknika...

Në PD është z.Berisha që vendos dhe z.Noka që zbaton urdhrat e z.Berisha. Z.Noka mban mend 90 për qind të gjërave që thotë z.Berisha! Jo vetëm në Parlament, por edhe në biseda me njerëzit. Kjo është prej vitesh.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese