Foto ilustruese
Nesër Kuvendi i Shqipërisë pritet të mbajë seancën e radhës plenare, ku pritet të miratohen disa projektligje.
Por, duke marrë shkas nga incidentet e ndodhura dy javë më parë, policia ka marrë masat për mbarëvajtjen e seancës.
Mësohet se godina e Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa pritet të ketë edhe një prani të shtuar të forcave të policisë.
Kujtojmë se, pas incidenteve të regjistruara para godinës së Parlamentit, 21 persona u shoqëruan nga policia, ndërsa disa efektivë mbetën të lënduar.
Më pas, Gjykata vendosi lirimin e pjesës më të madhe të protestuesve, ndërsa la në arrest shtëpie dy prej tyre.
Sondazh
Poll
