Hapësire reklamuese

Aktualitet

U ndje keq në qeli, ndërron jetë i paraburgosuri në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb
U ndje keq në qeli, ndërron jetë i paraburgosuri në
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, ku një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital.

Bëhet me dije se i paraburgosuri Blerim L., është ndjerë keq brenda ambienteve të paraburgimit dhe është transportuar menjëherë me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës.

Megjithatë, ai ka mbërritur pa shenja jete në ambientet e spitalit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa shkaqet e vdekjes mbeten të paqarta. Pritet një njoftim zyrtar nga autoritetet për më shumë detaje.

Po ashtu bëhet me dije, ndodhej në paraburgim, për akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese