Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident i rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin te vijat e bardha

Shkruar nga Newsbomb
Aksident i rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “29 Nëntori” në Vlorë, ku një automjet i Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë 13-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti i Policisë Bashkiake që drejtohej nga shtetasi G. H., ka përplasur të miturin teksa ai po kalonte në vijat e bardha.

Menjëherë pas aksidentit, fëmija është transportuar me urgjencë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese