Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Një ministre nuk na përfaqëson", Vuçiç distancohet nga deklaratat e Paunoviç për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë

Shkruar nga Newsbomb
"Një ministre nuk na përfaqëson", Vuçiç
Snezhana Paunoviç, Aleksadër Vuçiç, Millosheviç

Presidenti i Serbisë, Aleksadër Vuçiç, është distancuar nga retorika e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviç, e cila gjatë një interviste dha deklarata ku promovohej spastrimi etnik i shqiptarëve në Kosovë.

Gjatë një prononcimi një prononcimi për gazetarë Vuçiç tha se qëndrimi i ministres nuk përfaqëson  politikën zyrtare dhe as Qeverinë e Serbisë.

Kjo deklaratë nuk pasqyron vullnetin dhe politikën e presidentit dhe qeverisë së Serbisë. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm, politika jonë është dialogu, kompromisi, paqja dhe stabiliteti dhe kurrë spastrimi etnik, pikë”, deklaroi Vuçiçi sipas Danas.

Deklarata e Paunoviç se në vitin 1998 do të kishte pastruar etnikisht Kosovën nëse do të ishte në vendin e ish-presidentit fashist Millosheviç, nxiti reagime të opozitës serbe, zyrtarëve evropianë dhe institucioneve në Kosovë, duke u shpallur person "Non Grata" nga Ministria e Punëve të Brendhsme.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese