Analisti Martin Leka, gjatë një interviste për ABC NEWS, foli në lidhje me narrativën e opozitës në arenën ndërkombëtare, ku theksoi se nuk është hera e parë flet kundër vendit të vet. Sipas tij kjo gjuhë nuk dëmton qeverinë, por vetë opozitën, pasi sipas tij vetë Berisha dhe opozita janë sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania për vepra që tashmë dihen.
“Mendoj se narrativa e opozitës, për të folur në gjuhën e huaj kundër vendit të vet, nuk është ndonjë gjë e re dhe nuk besoj se do të ndikojë sa i takon ritmit të negociatave. Opozita nuk dëmton qeverinë, ajo dëmton veten e vet. Asgjë e keqe nuk i vjen qeverisë nga tam-tamet që bëjnë jo vetëm Sali Berisha vetë, por edhe të tjerë në kancelaritë perëndimore, sepse vetë Berisha dhe opozita e tij është i sanksionuar nga SHBA dhe Britania për një sërë veprash, të cilat tashmë i dimë.", tha Leka.
Analisti u ndal te protesta ku theksoi se kanë kaluar 40 ditë dhe se gjuha e ashpër dhe dhuna e përdorur ndaj institucioneve i kanë hequr protestës qytetarinë dhe i kanë dhënë qeverisë statusin e një qeverie demokratike. Ai shtpi se portesta është drejtë shuarjes dhe se nuk po prodhon asgjë të re.
"Si në aspektin kombëtar dhe ndërkombëtar, qasjet e Berishës kundër qeverisë, nuk i japin asnjë kosto qeverisë, por kostot negative janë për përcjellësit e kësaj fryme, që është Sali Berisha. Kanë kaluar të 40 ditët e protestës dhe mendoj se agresiviteti, gjuha e ashpër, përndjekja ndaj figurave publike dhe politike dhe dhuna ndaj institucioneve i kanë hequr protestës qytetarinë, i kanë hequr Berishës monopolin e të bërit opozitë, i kanë dhënë qeverisë statusin e një qeverie demokratike normale në një vend demokratik normal.
Sado të mundohen aktorë të ndryshëm, të paguar ose jo nga padronët e tyre, unë mendoj se protesta është drejt shuarjes dhe nuk prodhon asgjë të re, sepse vetë dhuna verbale dhe politike, siç e kemi parë në të gjithë ata që kanë folur nuk kanë lënë asgjë për të treguar se mund të kalojnë qoftë dhe në një formacion të mundshëm politik, sepse janë si pula pa kokë dhe nuk merret vesh nga shkon. Protestë, me liderë dhe protagonistë, që thonë përnatë të njëjtat gjëra. Vetëm Edi Rama del i fituar nga kjo përballje.”, tha ai
