Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në autostradën Lushnje-Fier, në kryqëzimin e njohur si “Pushimi i Shoferit”. Ku sipas informacioneve paraprake në aksident janë përfshirë dy automjete.
I plagosur mësohet të ketë mbetur drejtuesi i një automjeti tip Volswagen, dhe është transportuar me urgjencë në Spitalin e Lushnjes, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Të dhënat paraprake tregojnë se, ka qenë drejtuesi i Volswagenit ai i cili ka hyrë në kryqëzim nga rruga dytësore që lidh zonën e “Pushimit të Shoferit” me Divjakën, ndërsa një minifurgon që po lëvizte në drejtim të Fierit nuk ka arritur të shmangë përplasjen.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, ndërsa po menaxhojnë edhe trafikun, i cili është rënduar me radhë kilometrike në korsinë në drejtim të Fierit.
