Foto ilustruese
Një biznes në qendër të qytetit të Elbasanit është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.
Zjarri është konstatuar në ambientet e brendshme të dyqanit, ndërsa dyshohet se është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike e një prej pajisjeve që ndodhej në përdorim. Forcat zjarrëfikëse ndërhynë menjëherë dhe izoluan flakët duke shmangur përhapjen e tyre në objektet përreth.
Dëmet materiale në biznes janë të konsiderueshme, në vendin e ngjarjes mbërritën edhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e plota të zjarrit.
Sondazh
Poll
