Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dy nisma ligjore kalojnë në Komision, e drejta e autorit dhe shoqëria civile në fokus

Shkruar nga Newsbomb
Dy nisma ligjore kalojnë në Komision, e drejta e autorit dhe
Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit publik

Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit publik në mbledhjen e radhës miratuan dy nisma të rëndësishme ligjore në fushën e pronësisë intelektuale dhe funksionimin e organizatave joqeveritare në vend.

Çështja e parë e rendit të ditës ishte projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016 ‘Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to’, të ndryshuar”.

Ky propozim erdhi si një iniciativë e Këshillit të Ministrave dhe deputetes Evis Kushi, me qëllim mbrojtjen e veprave artistike dhe intelektuale.

Gjatë prezantimit, përfaqësuesit e ministrisë, Esmeralda Demiraj dhe Emiljano Alla parashtruan arsyet dhe ndryshimet specifike të propozuara në tekstin e ligjit.

Relatori i çështjes, deputeti Piro Dhima, vuri në dukje rëndësinë e këtyre ndryshimeve për tregun dhe komunitetin e krijuesve.

Çështja e dytë parashikonte votimin e projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10093, ‘Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile’ (AMSHC)”.

Kjo nismë ishte diskutuar dhe analizuar në mbledhjen e kaluar të komisionit, dhe pa diskutime të mëtejshme, komisioni dha miratimin e tij në parim, nen për nen dhe në tërësi edhe për këtë projektligj, duke i hapur rrugën kalimit të të dyja nismave për shqyrtim në seancën plenare të Kuvendit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese