Foto ilustruese
Një tragjedi është parandaluar këtë të hënë në zonën e Këlcyrës, ku një fëmijë ka rrezikuar të mbytej në lumin Vjosë.
Sipas informacioneve paraprake, një vajzë rreth 10 vjeçe, turiste e huaj ka rrezikuar të mbytej teksa po lahej në zonën e njohur si Uji i Zi. E mitura është marrë nga rrjedha e fortë e lumit, duke e pasur të pamundur të dilte vetë në breg.
Falë reagimit të menjëhershëm të një banori të Këlcyrës, i cili u hodh në ujë, vajza u nxor në kohë dhe iu shpëtua jeta.
Fatmirësisht, e mitura nuk ka pësuar dëmtime shëndetësore dhe ndodhet në gjendje të mirë.
Sondazh
Poll
