Foto nga protesta
Qytetarët janë mbledhur edhe këtë të hënë në sheshin “Skënderbej”, në ditën e 51-të të protestës së tyre.
Siç është kthyer tashmë në traditë, protestuesit mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku mbajnë fjalimet e tyre.
Pas përfundimit të fjalimeve, ata vijojnë marshimin nëpër rrugët e Tiranës, duke mbajtur në duar pankarta dhe flamuj kuqezi.
Prej 51 ditësh, qytetarët kanë vijuar protestën pa ndërprerje, duke u mbledhur çdo ditë dhe duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, si edhe largimin e klasës politike.
Sondazh
Poll
