Pamje nga punimet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm në rrjetet sociale pamje nga projekti i Lungomare 4, në zonën e Plazhit të Vjetër në Vlorë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama bën të ditur se punimet e Lunogomares 4 po shkojnë drejt përfundimit.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje nga Lungomare 4, në Plazhin e Vjetër të Vlorës, ku punimet po shkojnë drejt përfundimit, ju uroj një ditë të mbarë,” shkruan Rama.
Projekti i Lungomare 4 është pjesë e investimeve për zgjerimin dhe sistemimin e vijës bregdetare të Vlorës, i cili ka për synim përmirësimin e infrastrukturës, krijimin e më shumë hapësirave publike dhe rritjen e ofertës turistike të qytetit.
Sondazh
Poll
