Pas thirrjeve të shumta të boksierit shqiptar Drilon Rama për përballje në ring, lezhjani Amarildo Bakaj i është përgjigjur duke e paralajmëruar se ose ai vetë ose njerëzit e tij nuk do e lënë muhabetin këtu.
Përmes reagimit të tij të bërë pasditen e sotme në rrjet, Bakaj ka lënë të nënkuptohet se thirrja e Ramës për përballje do të bëhet së shpejti, ose nga vetë Amarildo ose nga njerëzit e tij.
“Ke kërkuar fam te njeriu i gabuar , nuk ka për t’u dashur fama për Zotin. Do të thotë të gjithë a e pe që e rrahën boksierin me shuplaka. Unë Rambo interneti e? Po nuk të dola përpara jam me të vërtetë Rambo interneti. Edhe mos me të dal unë, i kam disa vëllezër që nuk ka shanse që ta lenë me kaq” shkruan Bakaj në reagimin e tij të bërë afro orës 15 të pasdites së sotme.
Reagimi i Amarildo Bakajt:
Nga ana tjetër, Drilon Rama përmes një video-mesazhi të ndarë në Instastory i rikërkon Bakës që të përballen bashkë në ring, duke theksuar se kështu veprojnë dy sportistë, përderisa debati virtual u zhvillua me në fokus forcën fizike.
Reagimi i Drilon Ramës:

