Një gjest i shëmtuar është shënuar në përballjen mes Larne dhe Crvena zvezdas, sfidë kjo e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve në Champions League, përfunduar në favor të serbve 0-4.
Bëhet fjalë për një banderolë të vendosur në tribunën ku qëndron tifozeria vendase, pra e klubit të Larne, në të cilin silueta e hartës së Kosovës vishet me simbolet e Serbisë dhe përshkrimi “Kosova është Serbi”.
Ky moment duket se ka reflektuar dhe një çast krenarie për vetë klubin e Crvena zvedas që e ka publikuar në rrjetet sociale këtë gjest të tifozëve, madje duke falenderuar edhe publikisht kundërshtarin.
Dihet që këto veprime ndalohen rreptësisht pasi bien ndesh me rregullat e UEFA-s që ka bërë thirrje të vazhdueshme që politika t’i qëndrojë larg sportit, por si duket, nga vetë ky institucion mungon një reagim lidhur me këtë incident.
