Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Morinë të Kukësit, ku një efektiv i Policisë së Kosovës i ka dhënë fund jetës, duke u vetëvrarë me armë zjarri.
Policia bën me dije se punonjësi i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Prizren është gjetur pa shenja jete dhe, nga veprimet paraprake hetimore, dyshohet se ka vrarë veten me pistoletë.
Në njoftim theksohet se Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për të siguruar çdo informacion që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.
Njoftimi i policisë:
Kukës / Informacion paraprak
Më datë 22.07.2026, rreth orës 08:25, në varrezat e fshatit Morinë është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh. H., 35 vjeç, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.
Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri (pistoletë), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë, Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit.
