Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nëna e tre të miturve në pranga sapo shkeli në Rinas, Jozefina Topalli për 34-vjeçaren që kishte rrahur vjehrrin: Shteti mos të bëhet i fortë me fëmijët

Shkruar nga Newsbomb
Nëna e tre të miturve në pranga sapo shkeli në Rinas,
Fotomontazh/ Jozefina Topalli dhe foto ilustruese

Jozefina Topalli ka reaguar për ngjarjen e djeshme të regjistruar në Rinas, ku një nënë e tre fëmijëve të mitur, është vënë në pranga nga policia për ekzekutimin e një dënimi 2-mujore.

Deputetja e Partisë Demokratike cek situatën në vend, ku sipas saj vrasësit nuk arrestohen, trafikantët zhduken pa gjurmë, ndërsa të korruptuarit bëjnë një jetë luksi.

E pikërisht duke paralelizuar të dy ngjarjet, ajo ndihet e trishtuar duke vënë theksin se shteti duhet t’i mbrojë fëmijët e jo t’i trembë ata. Në postimin e bërë në facebook-un e saj, Topalli shkruante:

“Vrasës që nuk kapen. Trafikantë që zhduken. Të korruptuar që jetojnë në luks.

Dhe sot, prangat u vunë një nëne të re, qe po zbriste ne Rinas me tre fëmijëve të saj: 7 muajsh, dy vjec dhe 4 vjec i treti.

Më shumë se zemërim, ndiej një trishtim të thellë.

Sepse një shtet nuk bëhet i fortë kur tremb fëmijët. Një shtet bëhet i fortë kur nuk lejon që kriminelët e vërtetë të ecin të lirë, ndërsa fëmijët e pafajshëm të paguajnë çmimin”.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese