Foto nga vendi i ngjarjes
Një automjet është shkrumbuar nga flakët pranë murit të nënstacionit elektrik në lagjen “Çlirimi” të qytetit të Lushnjes.
Zjarrfikësit shkuan me urgjencë në vendin e ngjarjes, ku kanë shuar zjarrin i cili koshte rënë brenda kabinës së mjetit, duke mos lejuar kështu përhapjen e zjarrit si në nënstacionin elektrik e po ashtu në banesat ngjitur.
Ekspertët e policisë shkencore janë duke punuar për të zbardhur shkaqet që sollën djegien e automjetit në këtë zonë me rrezikshmëri të lartë.
Sondazh
Poll
