Hapësire reklamuese

Aktualitet

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset rëndë drejtuesi i një mjeti bujqësor, niset me urgjencë drejt Traumës (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnje, plagoset rëndë
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të mërkure në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje, në vendin e njohur si rrethrrotullimi i Çermës, ku një furgon mallrash është përplasur me një mjet bujqësor.

Për pasojë mesohet të ketë mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit bujqësor Ajet Kullolli, 50 vjeç.

Raportohet se ka qenë furgoni i mallrave ai i cili ka goditur nga pas mjetin bujqësor, i plagosuri ëështë transportuar fillimisht në Spitalin e Lushnjes, ku mori ndihmën e parë mjekësore. Por më pas për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, u dërgua në Spitalin universitar të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e plotë të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese