Foto nga tymi toksik qe çlirohet sot, foto nga zjarri dje
Një zjarr i madh ka përfshirë mbrëmjen e djeshme zonën e grumbullimit të mbeturinave në fshatin Halil të Fushë-Krujës, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët.
Fatmirësisht flakët janë shuar nga reshjet e shiut, por mali me mbetje po digjet në brendësi dhe reja e tymit toksik që çlirohet raportohet të shkojë deri afër Kamzës.
Zjarrfikëset e Krujes, të ndihmuara edhe nga ajo e Insitutit kanë punuar intensivisht gjatë gjthë natës, tashmë e vetmja mundësi që mbetet është mbulimi me dhè për ta shuar plotësisht, për këtë pritet të kryehet ndërhyrja me fadroma.
Sondazh
Poll

