Foto nga vendi i ngjarjes
Një shtetas 31 vjeçar i identifikuar me inicialet K.G ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin.
Aksidenti mësohet të ketë ndodhur në afërsi të Lapidarit, ku i riu ka humbur kontrollin e “Audi-t” dhe është përplasur fillimisht me një mur rrethues e më pas me dy automjete të parkuara pranë rrugës. Dyshimet paraprake janë se aksidenti mund të jetë pasojë e shpejtësisë së lartë.
31 vjeçari ka pësuar fraktura të shumta si pasojë e përplasjes së fortë dhe për këtë arsye është transportuar drejt spitalit të Traumës.
Sondazh
Poll
