Hapësire reklamuese

Aktualitet

Deti “zbardh” nga trëndafilat dhe gomonet për Enrik Mehmetin, miq e familjarë i japin lamtumirën e fundit gazetarit

Shkruar nga Newsbomb
Deti “zbardh” nga trëndafilat dhe gomonet për Enrik
Foto nga Vlora

Dhjetëra miq e familjarë të gazetarit të ndjerë Enrik Mehmeti, me trëndafila të bardhë në duar i dhanë sot atij që i dha aq shumë Vlorës, lamtumirën e fundit.

Në nderim të tij, në bregdet, aty ku Enriku kalonte kohën më të madhe të ditës, ata që e deshën fort hodhën, në shenjën e një simboli kujtese dhe mirënjohje për jetën dhe kontributin e tij,  trëndafila në det. Teksa mbajtën homazhe pranë një fotografie të tij ku shkruhej: “I madhi Enrik Mehmeti”. 

Gjatë ceremonisë përpos hedhjes së luleve në det, u mbajtën fjalë përkujtimore, u lexua letra e vëllait të tij dhe mesazhi i ngushëllimit i Presidentit Bajram Begaj. Si edhe të gjithë miqtë e tij “zbardhën” detin me gomone duke “përshëndetur” kështu për herë të fundit Enrikun.

Kujtojmë se një aksident i rëndë i preu në mes jetën gazetarit Enrik Mehmeti më 18 Korrik në zonën e Zvërnecit, një prej emrave më të njohur të raportimit në qarkun e Vlorës. Lajmi tragjik ka tronditur familjarët, kolegët dhe komunitetin mediatik, ku Mehmeti prej vitesh ishte angazhuar në pasqyrimin e kronikës dhe zhvillimeve më të rëndësishme të rajonit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese