Hapësire reklamuese

Aktualitet

Stuhia dhe reshjet përfunduan, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se rreziku për zjarre mbetet i lartë

Shkruar nga Newsbomb
Stuhia dhe reshjet përfunduan, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron
Foto ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite dhe nesër pritet nivel rreziku “I LARTË” për zjarre në qarqet Durrës, Tiranë, Fier, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër. Në qarqet Lezhë, Elbasan dhe Korçë pritet nivel rreziku “I MODERUAR”.

Në qarqet Shkodër dhe Dibër pritet nivel rrezik “I ULËT”, ndërsa në qarkun Kukës pritet nivel S’KA RREZIK (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Përsa i përket situatës meteorologjike, sot pasdite priten reshje të dobëta dhe lokalisht të dobëta në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër dhe Kukës priten shtrëngata lokale. Nesër priten reshje të dobëta lokale në qarqet Shkodër, Elbasan dhe Tiranë.

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë në bregdet: 23/ 30°C, në vendet e ulëta: 20 / 32°C dhe në vendet malore: 13 / 26°C.

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se sot pasdite dhe nesër, era pritet të fryjë e lehtë deri  mesatare, ndërsa në bregdet dhe zonat malore pritet të jetë deri e fortë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese