Hapësire reklamuese

Aktualitet

Humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës në Himarë, zbardhen detaje! Elektriçistit nga Elbasani iu këput rripi i sigurisë dhe ra nga 9 metra lartësi

Shkruar nga Newsbomb
Humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës në
Foto ilustruese

Stuhia që përfshiu mbrëmjen e djeshme jugun e Shqipërisë shënoi edhe një viktimë. Elektriçisti i OSHEE-së, Bashkim Boçi, humbi jetën tragjikisht gjatë kryerjes së detyrës.

Mësohet se 55-vjeçari nga Elbasani ishte dërguar për të ndihmuar ekipet e OSHEE-së në Himarë, pasi stuhia kishte shkaktuar probleme të mëdha në rrjetin elektrik të qytetit bregdetar.

Humbi jetën tragjikisht në krye të detyrës në
Bashkim Boçi

Boçi është rrëzuar nga shtylla e tensionit pasi iu këput rripi i sigurisë që mbante të lidhur rreth mesit, duke rënë nga rreth 9 metra lartësi.

Edhe pse punonjësit të OSHEE-së iu dha ndihma e parë në vendngjarje, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.

Bashkim Boçi kishte më shumë se 26 vite që punonte në OSHEE dhe konsiderohej një nga elektriçistët më me përvojë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

Për ngjarjen ka reaguar edhe ministri i Energjisë dhe Infrastrukturës, Enea Karakaçi, i cili, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, u shpreh se e mori me dhimbje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të Bashkim Boçit.

Ndërkohë, pritet edhe një reagim zyrtar nga autoritetet për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese