Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Saga” Veliaj-Dado, sot seanca në Administrative, kryebashkiaku vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimit të prokurorit

Shkruar nga Newsbomb
“Saga” Veliaj-Dado, sot seanca në Administrative, kryebashkiaku
Foto ilustruese: Kryebashkikau i Tiranës, Erion Veliaj dhe prokurori Ols Dado

Sot në orën 09:00 pritet të jetë përballja e radhës në Gjykatën Administrative  mes prokurorit Ols Dado dhe Erion Veliaj, ku ky i fundit vendos në pikëpyetje ligjshmërinë e emërimit të prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Seanca para kësaj të sotmes ishte planifikuar të mbahej më 3 korrik, por u shty për shkak të mungestës së avokatit të Veliajt, Plarent Ndreca. Veliaj i cili ishte i pranishëm në seancë kërkoi leximin e një deklaratë, por gjyqtari nuk ia lejoi.

Kujtojmë se Veliaj ka kërkuar nga togat e zeza që të rrëzojnë një Dekret të Presidentit të Republikës, të vitit 2008, i cili e ka bërë atë Prokuror.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese