Hapësire reklamuese

Aktualitet

9 vite të fejuar, 24-vjeçarja i merrte lekët Nertilit dhe ua jepte prindërve të saj, prindërit e autorit me lot në sy: Na vjen zor të flasim, jemi bashkëfshatar

Shkruar nga Newsbomb
9 vite të fejuar, 24-vjeçarja i merrte lekët Nertilit dhe ua
Prinderit e Refit (Nertil) Buzi

Të shokuar nga ngjarja që tronditi Roskovecin, kanë folur për mediat me lot në sy prindërit e autorit që i mori jetën ish-vjehrrit, ngjarje e cila dyshohet të ketë ndodhur për një shumë të konsiderueshme parash.

Në fjalë e mbajtur për mediat, prindërit e Refit (Nertil) Buzit shprehen të tronditur për vrasjen e kryer nga djali  i tyre, ndërsa thonë se e prisnin dicka të tillë, ndryshe nga familjarët e viktimës që thanë se ishte vrasje e paramenduar.

Nëna dhe babai i 35-vjeçarit shprehen të sigurt që shkaktari i vrasjes së bashkëfshatarit të tyre Kosta Plaka është një shumë e konsiderueshme parash, afro 180 mijë paund që djali i tyre ka fituar ndër vite  dhe këto lekë janë marrë nga partnerja e tij Rozalinda Kosta, për të cilën thonë se mbante familjen e saj me lekë.

“Kanë 9 vite të fejuar. Ishin pa probleme, në rregull. Punonte në Angli, dërgonte lekë, i mbante ajo, ua dërgonte prindërve, ata nuk e lejonin të a i jepte neve lekë. Më parë nuk kanë pasur probleme. Sa dërgonte lekët djali, vinte ajo dhe ua jepte prindërve. Te ne nuk ka ardhur asnjë kokërr leku nga djali.  Diskutohet për nja 180 mijë paund” janë shprehur nëna dhe babai i Rifat Nertilit.

Të pyetur nëse kanë një mesazh për djalin e tyre, me të cilin prej orësh Policia dhe RENEA po negocion që ai të dorëzohet, prindërit shprehen se nuk kanë fjalë për rastin, duke shtuar iu vjen zor të flasin pasi ata janë bashkëfshatarë e janë si vëllezër.

Prindërit e Refit (Nertil) Buzi:

Kanë 9 vite të fejuar. Ishin pa probleme, në rregull. Punonte në Angli, dërgonte lekë, i mbante ajo, ua dërgonte prindërve, ata nuk e lejonin të a i jepte neve lekë.

Shkaktar i kësaj kanë qenë lekët. Ajo vinte disa herë këtu edhe thoshte aman mos të marrin vesh prindërit se ata nuk më lënë të kaloj me ty.

Më parë nuk kanë pasur probleme. Sa dërgonte lekët djali, vinte ajo dhe ua jepte prindërve. Te ne nuk ka ardhur asnjë kokërr leku nga djali.

Diskutohet për nja 180 mijë paund.

Ne nuk na dërgonin lekë në shtëpi. Prej datës 1 mars të 2023 djali jetonte këtu me ne. Lekët ia jepte sërish asaj.
Ai ishte mbrëmë, u ngrit mëngjes herë, lau sytë, ne nuk e pamë, mori ciften e doli. Kur erdhën  policët këtu brenda, kërkuan ciften ne i thamë nuk dimë gjë.

Babai: Këta janë gjallë apo?

Gazetari: Ka ndërruar jetë një, babai. Keni një thirrje për djalin që nuk është dorëzuar ende.

Babai: E kemi marrë 20 herë në telefon, e nuk më del. Nga ora 4 e deri tani e kam mbarë mbi 10 herë, e smë flet.

Po të na dëgjojë djali themi çfarë ke bërë. Cfarë ti themi ne më, ku ka më keq. Jemi aq të tronditur sa të vdes tani ia bëj hallall vetes. 82 vjeç e nuk kam pasur kurrë këtë hall.

Mamaja: Vajza thoshte jam dakord po smë lënë babai dhe nëna të merrem me ty. Ai i thoshte po mirë nuk kam punë me ata por me ty.

Babai: Djalit i kam thënë vetëm kaq më përpara, për të ardhurat e dini ju asa e dini, i thashë i thuaj çupës të ndahen lekët: 5 % ajo 5 % ti mbash vetë. Ata nuk pranuan. Ne na vjen zor që flasim se ne jemi rritur me ta, jemi si vëllezër, bashkëfshatar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese