Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-gruan, 35-vjeçari dyshohet se FSHIHET në një fshat në Berat, RENEA “blindon” zonën

Shkruar nga Newsbomb
Vrau ish-vjehrrin dhe mori peng ish-gruan, 35-vjeçari dyshohet se FSHIHET
Foto ilustruese, RENEA

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi mëngjeisn e kësaj të premteje fshatin Vidhisht, në Roskovec. Ku Refit Buzi, 35 vjeç vrau me armë gjahu  ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën dhe më pas mori peng ish-gruan e tij.

Burime për mediat kanë bërë me dije se forcat RENEA kanë rrethuar zonën ku dyshohet se fshihet 35 vjeçari. Kjo zonë mendohet të jetë fshati Cuklat i Beratit, ku ai mendohet të jetë bashkë më ish-partneren e tij, për të cilën dyshohet se e mori peng. Deri më tani nuk dihet asgjë mbi fatin e të resë.

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar për kapejen e tij, teksa forcat RENEA kanë “blinduar” zonën.

Kujtojmë se sipas familjarëve të viktimës, autori është me tre precedenbtë penlë dhe ka kërcënuar edhe më parë ish-të fejuarën e tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese