Hapësire reklamuese

Politikë

Mbledhja e socialistëve te “Pallati i Brigadave” do të nisë me vonesë, Rama merr fjalën në mesditë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Mbledhja e socialistëve te “Pallati i Brigadave” do të
Foto ilustruese: Edi Rama, momenti kur eskorta mbërrin te "Pallati i Brigadave"

Edhe pse ishte planifikuar që mbledhja e socialistëve te “Pallati i Brigadave” të niste rreth orës 09:320 të mëngjesit të sotëm, eskorta e kryeministrit ka mbërritur para pak minutash te “Pallati i Brigadave”.

Ndërsa bëhet me dije se pjesa më e rëndësishme e mbledhjes së sotme të socialistëve do të zhvillohet në mesditë, kur Rama të marrë fjalën e tij, raporton gazetarja Eksiola Shehu.

Siç e tregoi dhe mbrëmjen e djeshme kur postoi nga zyra e tij duke punuar për fjalimin që pritet të mbajë sot, pritet që Rama të cekë në fjalën e tij dhe protestën qytetare e cila hyn sot në ditën e saj të 55-të.

Nga ana tjetër, Rama pritet të japë mesazhe për ministrat dhe për deputetët e tij. Ndërsa dyshohet se mund të diskutohen edhe ndryshimet e kabinetit qeveritar.

Nuk dihet akoma nëse kryeministri do të vlerësojë të rikthejë figura më shumë politike apo promovojë figura të reja.

Kjo mbetet për t’u parë mesditën e sotme kur ai kreu i qeverisë shqiptare të marrë fjalën e tij, e cila do të transmetohet live afro orës 12:00.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese