Bejlere Plaka, e cila mbeti e plagosur mëngjesin e sotëm nga ish-dhëndri i saj në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ndodhet ende në sallën e operacionit.
Sipas informacioneve paraprake, ajo ka pësuar dëmtime të shumta në pjesën e barkut dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj shëndetësore mbetet e rëndë.
Plaka u plagos në banesën e saj, ku 35-vjeçari Refit Buzi dyshohet se vrau me armë gjahu ish-vjehrrin e tij, Kosta Plakun.
Pas ngjarjes, 35-vjeçari mori me forcë ish-partneren e tij, Rozalinda Plakun, të cilën e liroi disa orë më vonë, ku forcat RENEA rrethuan zonën dhe nisën negocimin për dorëzimin e tij.
Ndërkohë forca të shumta të policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë tentuar disa herë që ta bindin të riun të dalë nga makina dhe të dorëzohet, por ai nuk pranon.



