Hapësire reklamuese

Aktualitet

Doganierët grek në grevë, mbyllet për 5 orë të hënën Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë

Shkruar nga Newsbomb
Doganierët grek në grevë, mbyllet për 5 orë të
Foto ilustruese

Dogana e Kapshticës ka njoftuar se ditën e hënë, nga ora 05:00 deri në 10:00, do të jetë e mbyllur për shkak të një greve të punonjësve të doganës greke.

Sipas njoftimit të doganës, gjatë këtij intervali do të ndërpritet plotësisht lëvizja në pikën kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje. Për pasojë, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve në të dy drejtimet.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin kalimin përmes Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë këtij orari.

Njoftimi:

Për shkak të grevës së punonjësve të doganës greke, Dega Doganore e Kapshticës do të jetë e mbyllur ditën e hënë, më 27 korrik, nga ora 05:00 deri në 10:00.

Sipas njoftimit të autoriteteve doganore greke, gjatë këtij intervali kohor do të ndërpritet lëvizja në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë. Si në hyrje, ashtu edhe në dalje të degës doganore, nuk do të lejohet kalimi i automjeteve.

Dogana Shqiptare u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve që planifikojnë të udhëtojnë drejt Greqisë të shmangin lëvizjen nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë gjatë intervalit 05:00–10:00, ditën e hënë, më 27 korrik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese