Hapësire reklamuese

Aktualitet

Ish-i fejuari i babain dhe e mori peng, Rozalinda Plaku lë spitalin dhe shkon në Komisariat, pritet që të merren në pyetje në lidhje me ngjarje të rëndë  

Shkruar nga Newsbomb
Ish-i fejuari i babain dhe e mori peng, Rozalinda Plaku lë spitalin dhe
Refit Buzi

Ish-partnerja e Refit Buzit, i cili i dha fund jetës pas 9 orësh negociatash me policinë, ka lënë ambientet e spitalit dhe ka shkuar në Komisariat, ku do të japë dëshminë e saj, lidhur me ngjarjen e rëndë në Vidhisht të Fierit.

Rozalinda Plaku do të japë sqarimet për shkakun e ngjarjes dhe dinamikën që çoi në vrasjen e babait të saj, si dhe plagosjen e rëndë të nënës dhe pengmarrjen e saj.

Kujtojmë që 35 vjeçari vrau ish-vjehrrin në orët e para të mëngjesit të sotëm në Roskoves, plagosi rëndë ish-vjehrrën dhe mori peng ish-të fejuarën. Megjithatë, kur mbërriti në Kurjan, disa kilometra larg fshatit Vidhishtë, ai e liroi vajzën Rozalinda Plaku dhe u ngujua në makinë.

Një snajperist i Forcave Speciale RENEA u vendos në pozicion gati për qitje, mbi kodrën e fshatit Kurjan ku ishte ngujuar Nertil Buzi alias Refit Buzi, për çdo situatë, ndërkohë vazhdimisht pranë makinës janë afruar efektivë dhe drejtues të Policisë.

Ata kanë biseduar në distancë më pak se 5 metra larg, por Nertili refuzonte të dorëzohej.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese