Hapësire reklamuese

Rajoni

Tronditet Greqia! 28-vjeçari dhunon barbarisht ish-partneren shtatzënë dhe i shkakton humbjen e foshnjës

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Greqia! 28-vjeçari dhunon barbarisht ish-partneren
Foto ilustruese

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet për tentativë vrasjeje dhe ndërprerje të dhunshme të shtatzënisë, pasi dyshohet se ka rrahur barbarisht ish-partneren e tij shtatzënë në zonën e Kallitheas.

Sipas raportimeve, 28-vjeçari shkoi të martën në banesën e 37-vjeçares, e cila ishte në muajin e pestë të shtatzënisë, dhe e dhunoi me grushte e shkelma, duke e goditur edhe në bark me gju.

37-vjeçarja u dërgua me urgjencë në një spital të Atikës, ku mjekët kryen një ndërhyrje urgjente me prerje cezariane. Fatkeqësisht, foshnja nuk arriti të mbijetojë.

Gruaja vijon të marrë trajtim në spital dhe, sipas presidentit të POEDIN, Michalis Giannakos, ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike.

28-vjeçari u arrestua të enjten pasdite në kryqëzimin e rrugës Ermou me Sheshin Asomaton, në qendër të Athinës. Ai pritet të përballet me akuzat për tentativë vrasjeje, ndërprerje të dhunshme të shtatzënisë dhe tentativë për shkaktim të dëmtimit të rëndë trupor në familje.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese