Hapësire reklamuese

Aktualitet

Prej tre ditësh zjarri në Llogara mbetet aktiv, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve

Shkruar nga Newsbomb
Prej tre ditësh zjarri në Llogara mbetet aktiv, vijojnë
Foto nga vendngjarja

Një vatër zjarri vijon të mbetet aktive prej tre ditësh në Parkun Kombëtar të Llogarasë, ndërsa autoritetet po përballen me vështirësi për shuarjen e plotë të flakëve.

Vatra ndodhet poshtë antenave, në një zonë pyjore dhe riaktivizohet vazhdimisht, pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme në terren.

Për përballimin e situatës, gjatë kësaj të premteje në zonë kanë mbërritur rreth 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët janë angazhuar krah punonjësve të Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe shërbimit zjarrfikës në përpjekjet për neutralizimin e vatrës.

Sipas zjarrfikësve, pengesa kryesore mbetet shtresa e humusit nën tokë, e cila vazhdon të digjet dhe bën që zjarri të riaktivizohet edhe kur në sipërfaqe flakët duken të shuar.

Autoritetet bëjnë me dije se situata mbetet shqetësuese, pasi vatra e zjarrit rrezikon të përhapet në sipërfaqe të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese