Kryeministri Edi Rama mbylli fjalimin e tij i cili zgjati rreth një orë e 30 minuta, në mbledhjen e socialistëve që po zhvillohet te “Pallati i Brigadave”, me një mesazh të fortë për problemin që prej 55 ditësh ka bërë bashkë mijëra qytetarë në shesh: Flamingot.
Në fjalën përmbyllëse, Rama tha se me organizimin e qytetarëve prej më shumë se një muaj e gjysmë në Sheshin Skëndërbej, është momenti që Partia Socialiste të ndryshojë, të marrë një kthesë tjetër për të fituar sërish besimin e popullit shqiptar.
Duke e vënë fokusin te zogjtë rozë të cilët u bënë dhe shkaku i “irritimit” të qytetarëve, kryeministri Rama theksoi në fjalën e tij se, nëse flamingot nuk qëndrojnë në lagunë nga uji apo ligji që siguron mbrojtjen e tyre, por nga qetësia që ata kanë aty.
Ndaj kreu i qeverisë shqiptare kërkoi që të vetët të përgatitët për të mundësuar rikthimin e besimit të qytetarëve dhe një lagunë sa më të qetë për flamingot, e cila u trazua nga protestat e këtyre ditëve.
“Në mbyllje, 3 mandatet e para ju përgjigjen pa diskutim e këtë e kemi me certifikatë.. përgjigjet janë dhënë e janë të pakthyeshme. Mandati i 4 do i përgjigjet një pyetje më të vështirë: A mund të bëhet ky ndryshim i besueshëm. Kjo është kthesa nga transformimi i vendit te besueshmëria.
Nga fjala e dhënë te fjala e kontrollueshme institucionalisht. Flamingot nuk i mban në lagunë as gardhi as dekreti, por uji qetë. Kur uji trazohet, ikin dhe kthehen kur e gjejnë ujin sic e duan. Kështu është dhe besimi i një populli” tha Rama.
Në mbyllje të fjalës së tij Rama bëri me dije se “Besa” është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë.
Fjala e Edi Ramës:
Bashkë me “Besën“ kam shkruar dhe një aneks për mënyrën se si PS do të veprojë për kthesën e domosdoshme, atë nuk do ta merrni… së pari do diskutohet, më pas do e merrni dhe atë. Beteja sot nuk është mes qeverisë dhe qytetarit që kërkon më shumë, është mes atyre që e kanë të domosdoshme një qeveri të konsiderueshme e të përçarë.
Atyre që i patë dhe dje të grumbulluar si një grup i vogël sorrash te foltorja e Parlamentit, që janë lënë si zogj korbi të kategorisë së dytë. Aleanca që ne na duhet nuk është për të heshtur kritikën, por për ta kthyer pyetjen në provë, protestën në një qasje pjekurie të demokracisë sonë. Ne nuk kemi po Shqipërisë as nuk i duhen qytetarë që na besojnë me sy mbyllur.
Puna e pandalshme për Shqipërinë e 2030 në BE nuk është një pikë në hartën e Europës, por ka marrë formë me paga që afrohen me ato europiane, jetesë më e mirë, rikthim të atyre që kanë ikur. Përgjigjen e pyetjes së dytë do e kërkojmë me njerëzit duke nisur me “Besën”: Kur një investim pretendohet se i shërben interesit publik duhet të provojmë se çfarë sjell dhe për kë, çfarë garanton për natyrën, pronën e të drejtat. E në fund si ndahet fitimi?
Zhvillimi që nuk provohet dot pa ndodhur sepse i shërben njeriut, sado i rëndësishëm e i dobishëm të jetë prodhon atë që pamë në bulevard. Zhvillimi nuk bëhet mbi apo rreth qytetarit por bashkë me të dhe për të. Kjo është ajo që na nxit. Jo vetëm te faktet por te empatia.
Në mbyllje, 3 mandatet e para ju përgjigjen pa diskutim e këtë e kemi me certifikatë.. përgjigjet janë dhënë e janë të pakthyeshme. Mandati i 4 do i përgjigjet një pyetje më të vështirë: a mund të bëhet ky ndryshim i besueshëm. Kjo është kthesa nga transformimi i vendit te besueshmëria. Nga fjala e dhënë te fjala e kontrollueshme institucionalisht.
Flamingot nuk i mban në lagunë as gardhi as dekreti, por uji qetë. Kur uji trazohet , ikin dhe kthehen kur e gjejnë ujin sic e duan. Kështu është dhe besimi i një populli. Nuk kthehet me thirrje, por vetëm kur gjen ujin miqësor. Puna e mandatit të katër është një dhe e vetme , të mbledhim, ngado nga të gjitha burimet ujin e trazuar të besimit dhe flamingo do kthehen.
“Besa” është metoda për ta kthyer atë cikël në një përvojë të re për qytetarët e Shqipërisë.

