Hapësire reklamuese

Aktualitet

Nga data 1 gusht nis pagesa për personat me aftësi të kufizuara, të drejtat e tyre në fokus të Shërbimit Social Shtetëror

Shkruar nga Newsbomb
Nga data 1 gusht nis pagesa për personat me aftësi të kufizuara,
 

Ndihma ekonomike për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit personalë do të rritet nga korriku 2026.

Shërbimi Social Shtetëror ka njoftuar se janë miratuar aktet e reja që përcaktojnë përfitimet financiare për personat me aftësi të kufizuara dhe ndihmësit e tyre personalë. Vendimi i Këshillit të Ministrave parashikon që ndryshimet të hyjnë në fuqi me efekt financiar duke filluar nga 1 korriku 2026.

Sipas njoftimit, pagesat sipas vlerave të reja do të kryhen nga 1 gushti 2026, duke përfshirë edhe diferencën që u takon për muajin korrik.

Autoritetet theksojnë se të gjitha të drejtat e fituara do të respektohen dhe se çdo përfitim do të zbatohet sipas përcaktimeve të vendimit.

Këto hapa synojnë të garantojë mbështetje më të madhe për kategoritë në nevojë, duke siguruar që askush të mos humbasë të drejtën e tij ligjore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese