Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Shqiptarët që janë në shesh janë më europianë sesa shumë europianë që kemi parë në protesta të tjera”, Edlira Çepani: Protesta nuk është xhiro në bulevard

Shkruar nga Newsbomb
“Shqiptarët që janë në shesh janë më
Edlira Çepani

Aktivistja Edlira Çepani, e pranishme në protestat e zhvilluara prej javësh në shesh, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se nuk ka marrë masa konkrete për kërkesat e qytetarëve.

Në një intervistë në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1, ajo tha se qytetarët janë mbajtur 53 ditë rresht në shesh, duke sakrifikuar jetën e përditshme, punën dhe familjen.

Çepani theksoi se protesta nuk është një shëtitje e zakonshme, por një akt i vazhdueshëm për të kërkuar që zëri i qytetarëve të dëgjohet.

“Ju shpesh herë media e konsideron si një xhiro në bulevard, po ne që jemi aty e dimë që ajo nuk është një xhiro bulevard, është një sakrificë e përditshme atyre qytetarëve të cilët duan që të dëgjohet fjala e tyre, ashtu siç kanë të drejtën për t’u dëgjuar si qytetarë të këtij vendi”, u shpreh aktivistja.

Ajo kujtoi se kërkesat e protestuesve nisën nga një projekt i caktuar, por më pas u zgjeruan në çështje politike e ligjore, duke përfshirë rishikimin e ligjit për investitorët strategjikë.

Çepani përmendi edhe reagimet e eurodeputetëve dhe liderëve europianë, duke nënvizuar se vetëm kur këto propozime të futen në procedurë parlamentare dhe të votohen, qytetarët do të ndihen realisht të dëgjuar.

Pavarësisht etiketimeve dhe presioneve, sipas saj, protestuesit kanë treguar pjekuri dhe kulturë demokratike.

Shqiptarët që janë në shesh janë më europianë sesa shumë europianë që kemi parë në protesta të tjera”, u shpreh Çepani, duke i cilësuar pjesëmarrësit si shembull të qytetarisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese