Zjarre masive kanë përfshirë Spanjën dhe Francën duke u bërë të pakontrollueshme nga zjarrfikësit për shkak të kushteve ekstreme te motit.
Në Madrid zjarret janë cilësuar se kanë dalë përtej kapaciteteve të zjarrfikëseve dhe po përhapen me shpejtësi të madhe. Autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare dhe kanë evakuuar mijëra banorë.
Ndërsa në Francë zjarri ka detyruar evakuimin e 110 000 mijë njerëz, të cilët janë larguar me varka ndërsa aeroporti i Bordeaux është mbyllur.
Evropa po përjeton valë të njëpasnjëshme nxehtësie duke u bërë kontinenti më i ngrohtë në botë. Mungesa e reshjeve ka tharë pyjet dhe tokën duke u bërë më të lehtë përhapjen e flakëve.
Era dhe kushtet atmosferike mund të ndryshojnë drejtim dhe intensitet duke e vështirësuar ndërhyrjen.
Në total në Francë dhe Spanjë janë larguar 135.000 janë larguar nga shtëpitë e tyre, ndërsa shtëpitë, kampingje dhe mijëra hektarë pyje janë djegur.
Autoritetet paralajmërojnë se qytetarët të qëndrojnë brenda për të shmangur ekspozimin ndaj tymit, sidomos fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme të frymëmarrjes.
