Hapësire reklamuese

Bota

Presidenti i Venzuelës kalon për gjykim, gjykatësi amerikan cakton 1 qershorin e 2027 për fillim gjyqi ndaj Maduros

Shkruar nga Newsbomb
Presidenti i Venzuelës kalon për gjykim, gjykatësi amerikan
Nicolas Maduro i arrestuar, foto e marrë nga Reuters

Ditën e mërkurë, një gjykatës amerikan mësohet se ka caktuar datën 1 qershor 2027 që të zhvillohet gjyqi për presidentin e rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Maduro dhe gruan e tij Cilia Flores, të cilët akuzohen për trafik droge në SHBA. Ndërsa mësohet se mbrojtja e Maduros kërkoi pushimin e çështjes me argumentimin se Maduro është imun ndaj ndjekjes penale si kreu i një shteti sovran.

Të veshur me rroba burgu ngjyrë bezhë, Maduro dhe gruaja e tij mësohet u paraqitën në seancën dëgjimore që zgjati rreth 20 minuta në gjykatën federale të Manhattanit para gjyqtarit të distriktit amerikan Alvin Hellerstein, raporton Reuters. 

Kujtojmë se Maduro së bashku me gruan e tij u arrestuan nga komandot amerikane në shtëpinë e tyre të ruajtur me kujdes në Karakas, natën e 3 janarit të urdhëruar nga Presidenti Donald Trump .

Pas arrestimit, ata u transferuan në Neë York, ku më parë ishin paditur me akuzën e përdorimit të pozicioneve të tyre udhëheqëse në vendin e pasur me naftë të Amerikës së Jugut për të lehtësuar dërgesat e kokainës.

Po ashtu mësohet se përveç caktimit të datës për fillimin e gjyqit, Hellerstein caktoi një afat kohor më 2 shtator për raundin e parë të mocioneve ligjore të Maduros që kërkonin rrëzimin e çështjes, si dhe një seancë dëgjimore më 17 nëntor për argumentet mbi këto mocione.

Maduro përballet me katër akuza për krime, përfshirë komplot për narkoterrorizëm dhe komplot për importim kokaine.

Në një padi gjyqësore të paraqitur të martën në mbrëmje, prokurorët e zyrës së Prokurorit të SHBA-së në Manhattan dhe avokatët mbrojtës të Maduros kishin propozuar që gjyqi të fillonte në qershor 2027.

Ndërsa mbetet e paqartë se sa pritet të zgjasë gjyqi ndaj tij.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese