Gazetarja e kronikës Anila Hoxha e cila denoncoi publikisht arrestimin e nënës së 3 të miturve, shtetases 35-vjeçare Dorina Sejdini, ditën e sotme ka reaguar sërish për rastin në fjalë duke nënvizuar se e reja përfiton nga amnistia penale.
“Dorina Sejdini është përfituese e ligjit të amnistisë SEPSE vendimi i parë I dënimit të saj është shpallur brenda datës së përcaktuar nga ligji dhe vendimi I dytë mori formë të prerë për shkak të mosushtrimit të ankimit, një të drejtë që gruaja nuk e ushtroi dot sepse rezulton se nuk kishte përfaqësim efektiv.
Argumenti tjetër është masa e dënimit me 2 muaj burgim që përfshihet në masën favorizuese të parashikuar për gratë e dënuara. Si edhe sepse autoritetet nuk provuan dot elementët ligjorë të shmangies së saj të vetëdijshme nga drejtësia” shkruan Hoxha në reagimin e bërë mëngjesin e kësaj të enjte.
Më tej, gazetarja shton se vendimi gjyqësor nxjerr në pah se Dorina Sejdini ka dalë rregullisht nga Shqipëria më datë 14.07.2023, dhe dalja është regjistruar në TIMS. Duke theksuar se kallëzimi penal është paraqitur më 14.07.2023, ndërsa procedimi penal nr. 4875 është regjistruar nga prokuroria më 24.07.2023, pra dhjetë ditë pas largimit të saj nga Shqipëria, gazetarja Hoxha thekson se 35-vjeçarja meriton të fitojë lirinë.
Rasti i arrestimit të nënës së tre fëmijëve të mitur, 35-vjeçares Dorina Sejdini ka tronditur mbarë opinionin publik, pasi e reja u burgos në një nga qelitë e burgut të Pojskës së bashku me të bijtë, për të cilën bëri vetë kërkesë.
Në lidhje me këtë rast reagoi dhe Avokati i Popullit, i cili dje kërkoi që në mesditën e sotme të lirohet e reja.
Reagimi i plotë i gazetares:
Dokumentat tregojnë se Dorina Sejdini është dënuar me me vendimin nr. 1358, datë 13.05.2026, nga gjykata e Tiranës, me 2 muaj burgim për “Dhunë në familje”.
Juristët dhe opinionistët janë ndarë në dy kampe nëse përfshihet apo jo në kufirin kohor të ligjit të amnistisë, duke qenë se vendimi i shkallës së parë është shpallur më 13.05.2026, ndërsa ka marrë formë të prerë më 29.06.2026. Dhe elementi I dytë është ai I konsiderimit nga autoritetet gjatë arrestimit të saj si “person që i është shmangur drejtësisë”, mbasi gjykimi është zhvilluar në mungesë dhe organet proceduese nuk arritën ta gjenin
Dorina Sejdini është përfituese e ligjit të amnistisë SEPSE vendimi i parë I dënimit të saj është shpallur brenda datës së përcaktuar nga ligji dhe vendimi I dytë mori formë të prerë për shkak të mosushtrimit të ankimit, një të drejtë që gruaja nuk e ushtroi dot sepse rezulton se nuk kishte përfaqësim efektiv. Argumenti tjetër është masa e dënimit me 2 muaj burgim që përfshihet në masën favorizuese të parashikuar për gratë e dënuara. Si edhe sepse autoritetet nuk provuan dot elementët ligjorë të shmangies së saj të vetëdijshme nga drejtësia.
Dosja
Nga vendimi gjyqësor rezulton se Dorina Sejdini ka dalë rregullisht nga Shqipëria më datë 14.07.2023, dhe dalja është regjistruar në TIMS.
Kallëzimi penal është paraqitur më 14.07.2023, ndërsa procedimi penal nr. 4875 është regjistruar nga prokuroria më 24.07.2023, pra dhjetë ditë pas largimit të saj nga Shqipëria.
Në kohën e largimit nuk rezulton se ndaj saj ishte regjistruar procedim penal, ishte marrë në cilësinë e personit nën hetim ose të pandehurës, ishte njoftuar për kallëzimin, ishte thirrur nga policia ose prokuroria, ishte caktuar ndaj saj masë sigurimi, ishte shpallur në kërkim, i ishte komunikuar ndonjë detyrim për të mos u larguar nga territori ose kishte marrë dijeni se organet e drejtësisë kishin nisur apo do të nisnin një proces penal ndaj saj.
Pas regjistrimit të procedimit, policia gjyqësore dhe prokuroria nuk arritën ta gjenin. Edhe gjykata, pas kërkimeve të kryera, nuk arriti ta njoftonte personalisht. Për këtë arsye, çështja u gjykua në mungesë, me mbrojtëse falas nga shteti
Me vendimin nr. 1358, datë 13.05.2026, Gjykata e Shkallës së Parë e deklaron fajtore dhe e dënon me 2 muaj burgim. Vendimi nuk u ankimua dhe, sipas shënimit të sekretarisë, mori formë të prerë më 29.06.2026.
Por e dënuara është ndaluar dhe është dërguar për vuajtjen e dënimit, ndërkohë që shoqërohej nga tre fëmijët, njëri 4 vjec, tjetri dy dhe më I vogli 7 muajsh
ARGUMENTAT PSE PËRFITON NGA AMNISTIA
Ligji nr. 57/2026, “Për dhënie amnistie”, përcakton kategoritë e personave që përfitojnë nga amnistia dhe shkaqet përjashtuese. Për vendimet e gjykatave të shkallës së parë, kriteri kohor lidhet me shpalljen e vendimit të dënimit deri më 31.05.2026, kur vendimi I 34 vjecares ka marrë formë të prerë për shkak të mosushtrimit ose mospranimit të ankimit.
PO ky ligj ( I amnistisë) e lidh nocionin e personit që i është shmangur drejtësisë me dy elemente : dijeninë e personit për procedimin penal, masën e sigurimit ose vendimin që duhet ekzekutuar dhe shmangien e vullnetshme prej tyre. Ndaj mungesa e njërit prej këtyre elementeve sa më sipër e përjashton cilësimin ligjor si “person që i është shmangur drejtësisë”.
Ligji parashikon gjithashtu trajtim favorizues për gratë e dënuara me burgim brenda kufijve të përcaktuar prej tij, me kusht që të mos zbatohet ndonjë nga përjashtimet e posaçme. Në rastin konkret, dënimi është 2 muaj burgim.
Njëherazi duhej mbajtur parasysh se:
Vendimi i shkallës së parë është shpallur më 13.05.2026. ËSHTË FAKT që kjo datë është përpara datës kufi 31.05.2026, të përcaktuar nga ligji I amnistisë.
Dhe FAKTI që vendimi ka marrë formë të prerë më 29.06.2026 nuk e përjashton të dënuarën nga fusha e zbatimit të ligjit. Për vendimet e shkallës së parë, ligji merr si moment përcaktues datën e shpalljes së vendimit, ndërsa kërkon që vendimi të ketë marrë ose të marrë formë të prerë si pasojë e mosushtrimit ose e mospranimit të ankimit.
PRA data 29.06.2026 është forma e prerë, por për shkaqet e shpjeguara më sipër nuk e zëvendëson DOT datën 13.05.2026 si pikë referimi për përfshirjen kohore në amnisti.
Interpretimi i kundërt do të shtonte në ligj kushte që ligji nuk I parshikon
Kushti tjetër lidhet me pyetjen, a Dorina Sejdini një person që I është shmangur drejtësisë? JO . SEPSE , Duhet bërë dallim ndërmjet personit që nuk është gjetur ose nuk është njoftuar dhe personit që, pasi ka marrë dijeni për procedimin ose ekzekutimin, kryen veprime të vetëdijshme për t’iu shmangur.
Ligji nuk e barazon mungesën fizike, qëndrimin jashtë shtetit ose gjykimin në mungesë me shmangien nga drejtësia. Nuk mjafton të provohet se personi nuk është gjetur. Duhet të provohej se 34 vjecarja e dinte për veprimtarinë e organeve proceduese dhe, me këtë dijeni, vendosi të mos paraqitej.
Elementët e tjerë pro të dyshuarës , ajo ishte larguar para rregjistrimit të procedimit ndaj për këtë shkak mungon baza faktike për të lidhur largimin me synimin për t’iu shmangur drejtësisë. Ka dalë rregullisht nga kufiri duke u rregjistruar në TIMS , gjykimi në mungesë nuk barazohet me shmangien nga drejtësia me premisën meqë organet nuk e gjetën - ajo e dinte se kërkohej dhe u fsheh me vullnet. SEPSE midis s këtyre dy pohimeve mungojnë faktet ndërmjetëse që provojnë dijeninë dhe qëllimin.DXI. Interesi më i lartë i fëmijës
DY FJALË PËR INTERESIN MË TË LARTË , QË ËSHTË AI I FËMIJËS
Dihet që interesi më I lartë është ai I fëmijës dhe shteti ka detyrime për të garantuar këto të drejta. Po aq e vërtetë është se interesi i fëmijës nuk mund të përdoret për të anashkaluar ligjin. Por për këdo që atë atë ditë burgosi 34 vjecaren e bën rastin tronditës, sepse në një shtet ligjor garantimi I të drejtave nis nga përfaqësuesit e autoriteteve.

