Hapësire reklamuese

Aktualitet

Diplomohen 67 oficerë të rinj në Akademinë e Forcave të Armatosura, të pranishëm në ceremoni Rama dhe Nufi

Shkruar nga Newsbomb
Diplomohen 67 oficerë të rinj në Akademinë e Forcave të
Foto nga ceremonia

Mbrëmjen e kësaj të mërkure po zhvillohet ceremonia e diplomimit të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Në këtë ceremoni diplomohen 67 oficerë të rinj, të cilët kanë përfunduar me sukses Kursin e Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura.

Në këtë ditë të veçantë, të pranishëm në ceremoni janë edhe kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shprehet krenar për oficerët e rinj, vajza dhe djem të cilët  nisin një etapë të re në shërbim të vendit

“Ceremonia e diplomimit të Kursit të Përgatitjes së Oficerit në Akademinë e Forcave të Armatosura, e cila është futur tashmë në rrugën e transformimit bashkëkohor sipas praktikave më të mira ndërkombëtare dhe vlerave euroatlantike

Krenarë për 67 oficerët e rinj, vajza e djem të mirëpërgatitur, të cilët çelin sot një kapitull të ri për t’i shërbyer vendit me nder dhe përkushtim,” shkruan Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese